Të përgëzoj ty që iu përgjigje thirrjes së Allahut subhanehu ue teala

28/05/2008 00:00

Të përgëzoj ty që iu përgjigje thirrjes së Allahut subhanehu ue teala

 

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut subhanehu ue teala, i Cili e bëri obligim haxhin për ata që kanë mundësi. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Të përgëzoj ty që iu përgjigje thirrjes së Allahut subhanehu ue teala për kryerjen e haxhit, të përgëzoj me shpërblimet që Allahu subhanehu ue teala ka përgatitur për ty. Allahu subhanehu ue teala thotë: "E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) Pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! Ky shpërblim i madh është prej Allahut. Mjafton që Allahu di më së miri." (En-Nisa 69-70)
Nuk ka dyshim se haxhi është prej veprave më të dashura tek Allahu subhanehu ue teala pas imanit (besimit). Është pyetur i Dërguari salallahu alejhi ue selem se cila vepër është më e mirë dhe ka thënë:
-Besimi në Allahun (subhanehu ue teala) dhe në të Dërguarin e Tij.
-E pastaj cila?
-Xhihadi në rrugën e Allahut (subhanehu ue teala).
-E pastaj cila?
-Haxhi i pranuar. (Buhariu)

Gjithashtu, haxhi është një lloj xhihadi në rrugën e Allahut subhanehu ue teala, Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të, gruaja e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, e pyeti Muhamedin salallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, xhihadi është puna më e mirë. A të bëjmë edhe ne xhihad?” I Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: “Jo, mirëpo xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar.” (Buhariu)
I Dërguari salallahu alejhi ue selem i ka përgëzuar ata të cilët e kanë kryer haxhin dhe u janë larguar gjërave të urryera, se atyre u janë falur mëkatet. Ai salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Ai i cili bën haxhin dhe nuk shan, as nuk shkakton polemikë (grindje), do të kthehet nga haxhi pa mëkate, si atë ditë kur e ka lindur nëna e tij.” (Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350)
Ai salallahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë: "Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveçse xhenetin.”
Haxhi i pranuar është haxhi i cili kryhet vetëm për hir të Allahut subhanehu ue teala me sinqeritet të plotë, ashtu siç na ka udhëzuar i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe pa sharje, fyerje dhe duke u larguar nga mëkatet dhe gjërat e papëlqyera. Ata të cilët u janë përmbajtur këtyre rregullave, le të gëzohen, se Allahu subhanehu ue teala u ka falur mëkatet.
E lusim Allahun subhanehu ue teala që t’ua ketë pranuar haxhin të gjithë besimtarëve dhe t'ua falë mëkatet atyre dhe neve tona dhe t’ua mundësojë të gjithë besimtarëve shkuarjen në haxh!


Përgatiti: Eroll Nesimi

Search site

Contact

Ebu-Benajmin Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë
Shkarko
Shkarko
Shkarko
Shkarko
Shkarko

lidhje: forume ne gjuhen shqip

 Dëgjo Radio Islame