Tema

Shkoni, ju jeni të lirë!

 

Shkoni, ju jeni të lirë!

  

Kujdes, mos u merr me fjalët e xhelozëve dhe urrejtësve, sepse do të humbësh kohën dhe jetën. E, para së gjithash do të humbësh zemrën. Mos ua vër veshin, sepse ata janë rebelë rrugësh, të cilët tentojnë të pengojnë në thirrjen dhe aktivitetin tënd, por çdo pengesë të tyre konsideroje shtytje dhe motivim për suksese.
   Një komandant të flotës detare, në Luftën e Dytë Botërore, i cili ishte një njeri që synonte autoritetin, disa vartës e fyenin dhe e injoronin. Komandanti thotë se kjo iu bë diçka normale dhe e zakonshme dhe prej saj mësoi se fjalët nuk e rrëzojnë autoritetin, as muret e kështjellave nuk i rrëzojnë.
   Një kryetar thotë: -Unë nuk i lexoj letrat që më drejtohen me fyerje. As zarfin nuk e hap e lëre më t’i lexoj ato. Po të merresha me këtë gjë, nuk do të kontribuoja dot për popullin tim.
   Allahu thotë: “Prandaj largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton ty për mbrojtës.”
1
   Pa dyshim që prej teje, lexues, dëshiroj që t’u ofrosh falje të gjithëve, duke mos u marrë me fjalët e tyre dhe të humbësh kohë duke iu përgjigjur, se koha jote është e shtrenjtë. Me këta njerëz vepro ashtu si ka vepruar Muhamedi alejhi selam me banorët e Mekës, të cilët e kishin torturuar, i kishin vrarë shokët dhe e kishin përzënë. Ai, kur e çliroi Mekën, u tha: “Shkoni, ju jeni të lirë!”
   Po të humbte kohë Muhamedi alejhi selam me fjalët dhe veprimet e tyre, nuk do të kishte pasur kohë të ngrinte shtetin islam, nuk do të kishte pasur kohë të mësonte sahabët dhe umetin e tij.

 

Mahmud el-Misrijj
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
23.5.2008

Search site

Contact

Ebu-Benajmin Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë
Shkarko
Shkarko
Shkarko
Shkarko
Shkarko

lidhje: forume ne gjuhen shqip

 Dëgjo Radio Islame